Afganistan, OKB aprovon shtyrjen e misionit

09/10/2009 10:00

Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ka vendosur ne unanimitet te shtyje me nje vit autorizimin per forcen nderkombetare nen drejtimin e NATO-se ne Afganistan (ISAF).

KS ka aprovuar nje rezolute, e pergatitur nga delegacioni japonez ne Pallatin e Qelqte, qe shtyn mandatin e ISAF-it per “nje periudhe prej 12 muajsh nga 13 tetori i 2009-es”.

Dokumenti “njeh nevojshmerine per te forcuar me tej ISAF-in dhe u kerkon vendeve e perfshira ne kete mision qe te kontribuojne me personel, pajisje dhe mjete te tjera te nevojshme”.

Top Channel