Komisioni disiplinor i Keshillit Gjyqesor te Kosoves ka pezulluar nga funksioni i gjyqtarit me te drejte ne page, gjyqtarin Rrahman Retkoceri ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine.

Vendimi eshte ndermarre pas shqyrtimit te deklarates se gjyqtarit Rrahman Retkoceri, i cili ka bere publik votimin e tij kunder denimit te 3 ish-pjesetareve te UCK-se te njohur si “Grupi i Llapit”, te denuar  per krime lufte.

Sipas komisionit disiplinor, ndeshkimi ndaj gjyqtarit ne fjale eshte ndermarre pas vleresimit te shkeljes se rende te Kodit te Etikes dhe sjelljes profesionale te gjyqtarit.

Pezullimi nga puna ka filluar se zbatuari nga data 8 tetor dhe do te vazhdoje deri ne marrjen e ndonje vendimi tjeter.

Gjate kohes se pezullimit nga puna, gjyqtarit Retkoceri i ndalohet ushtrimi i cfaredo aktiviteti qe nderlidhet me veprimtarine e gjyqtarit.

Nderkohe, nje dite me pare gjyqtari Rrahman Retkoceri ka deklaruar se eshte detyruar ta publikoje votimin e tij kunder denimit me 13 vjet burgim ndaj te ashtuquajturit “Grupi i Llapit”, pasi eshte futur nen presion dhe kercenime. Policia e Kosoves konfirmon se ka filluar hetimet ndaj ketij rasti.

Te premten e kaluar Gjykata e Qarkut ne Prishtine shpalli fajtor per krime lufte “Grupin e Llapit”, duke denuar ish-komandantin e UCK dhe deputetin e Kuvendit te Kosoves, Rrustem Mustafa me 4 vite burg dhe dy bashkeluftetaret e tij, Latif Gashin me 6 vite dhe Nazif Mehmeti me 3 vite burg.

Top Channel