
Ministri i Jashtem pakistanez, Shah Kureshi gjate vizites se tij ne Uashington i ka kerkuar Shteteve te Bashkuara te Amerikes te zbardhe nje plan afatgjate jo vetem per Pakistanin dhe Afganistanin por per te gjithe rajonin.
“Njerezit qe jetojne ne rajonin tone duhet te sigurohen qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje plan afatgjate per secilin nga shtetet dhe jo vetem per Pakistanin dhe Afganistanin”, eshte shprehur Kureshi.
Me tej numri shefi i diplomacise se Islamabadit ka shtuar se vendi i tij ka kryer arritje ne luften kunder terrorizmit por ende ka nevoje per mbeshtetjen e SHBA-se.
Ndersa sekretarja Klinton nga ana e saj vleresoi marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve dhe bashkepunimin ne luften kunder talebaneve.
Top Channel