Pese ish-militante serbe qe kane marre pjese ne luften e vitit 1991 ne Kroaci jane inkriminuar nga prokuroria serbe per krime lufte.

Lajmin e bejne te ditur vete agjencite serbe, sipas te cilave te peste personat jane akuzuar se kane burgosur dhe torturuar nje civil kroat.

Sipas burimeve, ata e kane goditur te burgosurin disa here me leva hekuri dhe shkopinj dhe me pas e kane goditur edhe me thike.

Megjithate, prokuroria ka saktesuar se te gjithe te akuzuarit, te gjithe serbe, do te hetohen ne gjendje te lire gjate gjithe procesit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta