Dje ne Nju Jork eshte publikuar raporti i fundit i sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon per Kosoven, i cili do te diskutohet me 15 tetor nga Keshilli i Sigurimit.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne raport theksohet kerkesa e vazhdueshme e banoreve te Kosoves per largimin e UNMIK-ut, si dhe anashkalimi i ketij misioni ne nxjerrjen e rezultateve te zgjedhjeve te 15 nentorit.

Gjithashtu, ne dokument thuhet se edhe autoritetet e Prishtines duan t’i ulin ne minimum kontaktet me kreun e UNMIK Lamberto Zannier.

Ndersa persa u perket serbeve te Kosoves, raporti thekson se ata vleresojne trupat e KFOR-it dhe UNMIK-un si autoritetet e vetme.

Top Channel