Akademia Ushtarake e Maqedonise ka hapur sezonin e ri akademik, por pa perfshire ne stafin e saj profesore dhe eksperte shqiptare.

Sipas njoftimeve te agjencise lokale, INA, ne kete akademi do te japin mesim 16 profesore dhe 25 asistente, te gjithe nga komuniteti maqedonas.

Sipas burimeve, kreret e akademise nuk kane marre parasysh faktin se mes 45 kadeteve te rinj, 9 prej tyre kane qene nga komunitetet e pakicave.

Burimet shtojne se te gjitha lendet mesimore do te zhvillohen ne gjuhen maqedonase, duke anashkaluar plotesisht ate shqipe.

Nderkohe, ekspertet ushtarake shqiptare kane refuzuar te komentojne nisjen e ketij viti te ri akademik.

Top Channel