
Moska zyrtare eshte shprehur tej mase e shqetesuar nga deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, se do te punoje per heqjen e pengesave per bashkimin e shqiptareve.
Sipas mediave serbe, ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov ka kerkuar reagimin e menjehershem te Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj kesaj deklarate.
“Nje deklarate te tille nuk e kemi degjuar. Shpresoj qe nderkombetaret te punojne me udheheqjen shqiptare”, ka deklaruar Lavrov pas nje takimi me homologun serb Vuk Jeremic.
Me tej shefi i diplomacise ruse ka folur edhe per Kosoven, lidhur me te cilen ka theksuar se kompetencat e UNMIK nuk duhet te zevendesohen me ato te strukturave te tjera.
Gjithashtu, Lavrov ka kritikuar Prishtinen zyrtare per mungesen e bashkepunimit ne zbatimin e protokollit policor me Serbine, si dhe ka kerkuar zbatimin rigoroz te rezolutes 1244.
Top Channel