
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate fjalimit te tij ne hapjen e punimeve te forumit nderkombetar “Kosova, nje mundesi energjitike”, ka deklaruar se shteti i ri eshte nje vend i posacem per te bere investime te huaja dhe se qeveria e drejtuar prej tij po punon ne kete drejtim.
“Qeveria e Kosoves po angazhohet ne vazhdimesi per terheqjen e sa me shume investitoreve te huaj per ndertimin e kapaciteteve te reja energjetike”, ka pohuar Thaci.
Ne kete forum, qe do te zgjase dy dite, po marrin pjese biznesmene te shumte nga vende te ndryshme te botes, si Gjermania, Italia, Franca, Austria dhe Zvicra.
Thaci ka shtuar me tej se Kosova ka nje potencial te jashtezakonshem per zhvillim te shpejte dhe per kete qellim qeveria ka krijuar nje mjedis shume te sigurt dhe te favorshem per investime ne sektore te ndryshem.
Top Channel