Konjufca kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj bën thirrje për zgjedhje: Kjo farsë duhet të marrë fund
Fjala “ndryshim” ishte nje prej fjaleve kyce te perdorura nga socialistet greke ne fushate dhe shume greke tani presin ndryshimin.
Mes te tjerave, ata kerkojne permiresimin e gjendjes ekonomike dhe zgjidhjen e ceshtjes se emigracionit ilegal.
Por pervec grekeve, ata qe kerkojne ndryshimin e politikave per emigracionin jane vete emigrantet, mes tyre edhe ata shqiptare.
Papandreu ka premtuar dhenien e nenshtetesise per te gjithe femijet e emigranteve te huaj te lindur ne Greqi, si dhe per ata qe ndjekin prej vitesh shkollat greke.
Gjithashtu, ata shpresojne te marre fund kalvari i procedurave burokratike dhe te merret statusi i lejes afatgjate te qendrimit.
Por shume vendas jane kunder legalizimit te emigranteve te huaj ne Greqi, pasi sipas tyre ata jane shtuar ndjeshem.
Persa i perket politikes se jashtme, pritet qe Papandreu te mos kete shume ndryshim ne marredheniet me vendet e ish-Jugosllavise.
Kur socialistet ishin ne opozite, Papandreu ka qene nje nga ithtaret e mosnjohjes se pavaresise se Kosoves, por tani situata eshte kthyer.
Athina mund te ndryshoje qendrim nese zgjidhet ceshtja qipriote, apo nese arrihet integrimi i Serbise ne BE.
Top Channel