Greqia ka kaluar majtas pa shume surpriza. Me shume se sa vote pro Pasok, vota e grekeve ishte kunder Nea Demokracia.

Karamanlis u mundua te kthente besimin e qytetareve tek qeveria, por deshtoi nga skandalet e korrupsionit dhe dhuna qe shpertheu pas vrasjes se nje adoleshenti nga policia.

Edhe Pasok nuk do ta kete te lehte pasi pas 15 vitesh ekonomi te qendrueshme, Greqia ka rene ne recesion te thelle. Turizmi dhe transporti detar jane goditur rende nga kriza.

Qeveria e re do te perballet me nje seri sfidash, si me ngercin e deficitit. Papandreu premtoi gjate fushates se do te sjelle eksperte financiare nga jashte dhe se do te rrise meritokracine ne nje sektor te dominuar nga klientelizmi politik.

Por veshtiresite nuk mbarojne ketu, eshte ceshtja e sigurimeve, qe ekspertet paralajmerojne se do shembet pas 15 vjetesh per shkak te plakjes se popullsise.

Nga ana tjeter, qetesia eshte rikthyer ne vend, por grupet e anarkisteve jane aktivizuar kohet e fundit dhe nuk perjashtohet mundesia e rindezjes se tensioneve, duke qene se rrenjet e pakenaqesise nuk jane shkulur ende.

Top Channel