Sistemi antirakete, NATO propozim per Rusine

18/09/2009 12:30

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se Aleanca dhe Rusia duhet te marrin ne konsiderate ndertimin e nje sistemi te perbashket te mbrojtjes antirakete.

Ai deklaroi se NATO dhe Rusia kane interes te perbashket ne kete fushe.

Ne fjalen e tij, Fogh Rasmussen ka deklaruar se “nese Koreja e Veriut dhe Irani vazhdojne me projektet berthamore, disa prej fqinjve te tyre mund te ndjekin shembullin e tyre”.

Deklaratat e tij kane ardhur nje dite pas terheqjes se SHBA-ve nga plani per vendosjen e nje sistemi antirakete ne Evrope.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA