
Ambasada amerikane dhe ajo britanike ne Shkup kane kritikuar shkrimet ne enciklopedine e re te promovuar nga Akademia e Shkencave te Maqedonise, duke i cilesuar ato si falso dhe te pabaza.
Dy selite diplomatike jane shprehur “te zhgenjyera” nga ky institucion dhe i kane bere thirrje atij te marre masa per te permiresuar kredibilitetin.
“Pohimet se oficere amerikane kane trajnuar ish-ushtare te UCK-se jane te pabaza dhe te turpshme. Do te jemi ne kontakt me Akademine per kete gje dhe jemi te deshperuar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet mbi nje pohim te pabaze”, thuhet ne reagimin e ambasades amerikane.
Te njejtat shkrime jane hedhur poshte edhe nga ambasada britanike, e cila ka theksuar se nuk u ka bere asnje trajnim anetareve te UCK-se.
Top Channel