Nju Jork, hoteli i “mbyll deren” Ahmadinejad

18/09/2009 21:25

Hoteli superluksoz i Nju Jorkut, “Helmsley”, nuk ka dhome te lire per presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Sipas “New York Post”, hoteli, pasi mori vesh se javen e ardhshme kreu i shtetit iranian do te jete ne qytet per Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, ka anuluar rezervimin.

Prenotimi ishte bere nga nje organizate studentesh iraniane, te cilet kishin prenotuar edhe nje salle qe para kater muajsh.

Por nje grup i quajtur “Se bashku kunder Iranit berthamor” informoi hotelin mbi mysafirin misterioz dhe organizoi edhe disa protesta ndaj tij.

Ne ate pike, drejtuesit e hotelit kane anuluar menjehere prenotimin dhe zedhenesi i tij ka deklaruar se, “as presidenti iranian dhe as delegacioni i tij nuk jane te mirepritur ketu”.

Top Channel