
Zevendeskryeministri kosovar Hajredin Kuci ka deklaruar se per qeverine e Kosoves protokolli per bashkepunim policor ndermjet misionit EULEX dhe Serbise eshte inekzistent.
Kuci ka lene te kuptohet se Policia e Kosoves nuk do te bashkepunoje me EULEX-in per zbatimin e ketij protokolli.
“Kosova nuk ka qene pale ne ate proces dhe protokolli eshte nje ceshtje qe per ne nuk ekziston”, ka pohuar Kuci.
Ai ka theksuar se qeveria i ka kerkuar Policise se Kosoves qe te respektoje Ligjin per Policine e Kosoves, Kushtetuten dhe zinxhirin komandues ne te gjithe territorin e vendit.
Gjithesesi, Kuci ka shtuar me tej se qeveria e Kosoves eshte e gatshme te bashkepunoje ngushte me misionin EULEX, por jo te shkele Kushtetuten e vendit.
Top Channel