Shifra akoma me negative per sa i perket papunesise dhe ne pergjithesi ekonomise greke ka publikuar raporti i fundit i Institutit te Statistikave Kombetare ne Greqi.
Sipas ketij raporti, papunesia eshte rritur ne tre mujorin e dyte te ketij vitit ne masen 8.9% nga 7.2% qe ka qene nje vit me pare ne te njejten periudhe.
Por paralelisht me keto shifra zyrtare, parashikime teper negative per tendencat qe shfaqen ne tregun e punes dhe ne ekonomi, paraqiti edhe studimi vjetor ekonomik i Institutit te Punes se Konfederates se Pergjithshme e Punetoreve te Greqise.
Sipas ketij studimi, rreth 2.100.000 persona ne Greqi jetojne nen nivelin e varferise, nje nder kater punonjes jeton me te ardhura mujore vetem 750 euro, ndersa perqindja reale e papunesise ne vend ne vitin 2009 ka shkuar ne mbi 15,5%.
Gjithashtu vleresohet se 85% e bizneseve parashikon ne 6 mujorin e ardhshem rritje me te madhe te papunesise dhe se viti 2010 do te jete akoma me i veshtire, ndersa nje stabilizim me i vogel do te filloj te shenohet nga viti 2011 e me pas.
Goditjen me te madhe ne vend e kane marre bizneset e Greqise se Veriut, fitimet e te cilave jane ulur ne masen 43%, ndersa nje e katerta e tyre eshte ne prag te falimentimit.
Vete ministri grek i Ekonomise ka pranuar zyrtarisht ne nje interviste per agjencine ekonomike te lajmeve Blumberg se ekonomia greke per here te pare prej vitit 1993, ka hyre ne recension dhe se ulja e shpenzimeve ne sektorin publik do ta coje deficitin e buxhetit ne 6% te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Ai ka shpjeguar gjithashtu se Greqia do kerkoje nje vit afat nga BE per te ulur borxhin shteteror.
Beteja per rimekemjen e ekonomise greke konsiderohet tashme si sfida qe do perballojne socialistet greke qe duket se do te vijne ne pushtet pas zgjedhjeve te parakohshme qe do te zhvillohen pas tre javesh ne vend.
Top Channel