
Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci eshte shprehur i gatshem per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni.
Thaci ka deklaruar se e perkrah kete opsion, te cilin e konsideron si me te mirin per te zgjidhur problemet qe ka vendi.
“Mendoj se e vetmja gje e mencur qe eshte degjuar ne 15 muajt e fundit nga qeveria jane zgjedhjet e parakohshme. Ne jemi te gatshem te marrim pjese ne keto zgjedhje, te cilat jane te nevojshme pasi Maqedonia eshte bllokuar ne cdo aspekt”, ka pohuar Thaci.
Nderkohe, nga kampi i partise tjeter shqiptare, BDI, lidhur me kete propozim mbizoteron heshtja.
Pak kohe me pare kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie, Tahir Hani e ka perjashtuar kete opsion duke deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme eshte e pamundur.
Top Channel