40 per qind e te rinjve qe jane mbi moshen 30 vjecare ne Maqedoni vuajne nga papunesia, nderkohe qe pritja e tyre per te gjetur nje vend pune shkon deri ne 5 vjet.

Te dhenat jane publikuar nga Fondacioni Ballkanik per Femije dhe te Rinj, i cili ben nje dallim te thelle mes papunesise ne Maqedoni dhe asaj ne vendet e BE.

“Ne pergjithesi shkalla e varferise dhe e papunesise se te rinjve ne Maqedoni ka dallime me shkallen e vendeve te BE. Shkalla e papunesise ne BE arrin ne 10 per qind, ndersa ne Maqedoni ajo eshte trefish me e larte”, thuhet ne raportin e fondacionit.

Ne te sugjerohet qe per te rinjte te organizohen kurse trajnimi dhe te krijohen mundesi per pune vullnetare me pagese.

Top Channel