Ne Kosove do te nise sot punimet sesioni i ri parlamentar, ku pritet te shqyrtohen nje sere projektligjesh te rendesishme.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave perparesi do te kete ai per lirine e medias, per te cilin kane kerkuar diskutime nje pjese e mire e deputeteve.

Sipas burimeve, nje tjeter ceshtje e rendesishme eshte ajo per rrogat e nepunesve civile, si dhe projektligji mbi sherbimin civil te Kosoves.

Vemendje te vecante do t’i kushtohet edhe projektligjit per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike, si dhe atij per armet.

Top Channel