Trajkovic fton serbet te dalin ne zgjedhje
16/09/2009 13:35
Politikania serbe e Kosoves, Rada Trajkovic po planifikon qe te kandidohet per kryetare te komunes se re te Gracanices ne zgjedhjet lokale qe mbahen ne Kosove me 15 nentor.
Ne nje interviste per RTK-ne, Trajkovic e ka vleresuar pozitiv vendimin e Grupit Nderministror per Decentralizim qe zgjedhjet lokale te mbahen edhe per komunen e re te Gracanices formimi i se ciles eshte parapare edhe ne pakon e Ahtisarit.
Trajkovic i ka ftuar serbet e Gracanices qe te dalin sa me shume ne zgjedhjet e 15 nentorit pasi sic ka thene ajo nese serbet nuk punojne per vete askush nuk do t’i ndihmoje.
Top Channel