
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu bashke me ministrin e Jashtem Skender Hyseni, pritet te shkojne ne Nju Jork pas 20 shtatorit.
Ata do te mbajne takime me lidere dhe zyrtare te shume vendeve, takime keto te aranzhuara dhe te ndermjetesuara, ashtu si edhe vjet, nga Misioni Amerikan dhe nga Misioni i Shqiperise ne Kombet e Bashkuara.
Sesioni i 64 i Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara do t’i zhvilloje punimet ne debatin e pergjithshem nga 23 deri me 30 shtator ne nje sesion ku pritet te marrin pjese mbi 100 burra shteti, mbreter dhe kryeministra si dhe dhjetera ministra te jashtem te te gjitha vendeve anetare dhe nga te gjitha kontinentet, me c’rast pervec sigurise boterore dhe paqes, folesit do te debatojne dhe diskutojne reformen e Kombeve te Bashkuara dhe per ndryshimet klimatike.
Java e pare ne New York kur ne Asamblene e Pergjithshme pritet te flasin lideret e pothujase te gjitha vendeve te botes, do te jete poashtu e ngjeshur edhe me shume takime bilaterale, konferenca e minisamite.
Top Channel