Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Pieter Feith, ka bere te ditur se tri komunat e reja te Kosoves dhe nje komune e zgjeruar jane shume prane themelimit.

Feith pohon se pergatitjet ne komunat e reja, Gracanice, Kllokot-Verbovc, Ranillug dhe komunen e zgjeruar te Novoberdes, po vazhdojne. “Sot kam informuar Presidentin e Republikes se Kosoves ne keto tri komuna te reja dhe ne nje komune te zgjeruar do te jene funksionale pas zgjedhjeve te 15 nentorit 2009.

Themelimi i ketyre komunave te reja eshte nje hap i rendesishem ne realizimin e te drejtave per komunitetin serb te Kosoves dhe integrimin e tyre ne nje sistem te vetem te qeverisjes lokale ne Kosove. Keto komuna do te gezojne kompetenca te njejta si te gjitha komunat e tjera ne Kosove dhe do te marrin persiper disa kompetenca te zgjeruara perfshire ketu mbrojtjen e trashegimise fetare dhe kulturore, si dhe emerimin e komandanteve lokale te policise”, theksoi Feith.

Ne vijim ai shtoi se shpreson qe integrimi i banoreve te ketyre komunave ne jeten e vendit te jete sa me i shpejte. “Shpresoj qe qytetaret e ketyre komunave te reja do ta marrin te ardhmen e tyre ne duart e veta dhe do te dalin ne votime me 15 nentor. Kjo eshte menyra me e mire per te fuqizuar komunitetin tuaj. Gjithashtu, theksoj se atje ku pergatitjet per themelimin e komunave te reja nuk kane ecur, qytetaret do te mund te votojne ne komunat e tyre ekzistuese. Askush nuk do ta humbase te drejten e vet per te votuar.

Pres perparim te madh ne vazhdimin e procesit te decentralizimit ne Partesh dhe ne Mitrovicen Veriore ku, per shkak te shkalles se pergatitjeve zgjedhjet do te mbahen jo me vone se gjashte muaj pas 16 nentorit 2009”, perfundon perfaqesuesi nderkombetar ne Prishtine.  
 

Top Channel