
I vihet flaka dy veturave te policise se EULEX ne Gjilan.
Lajmin e beri te ditur zedhenesi i policise per rajonin e Gjilanit Ismet Hashani. Ai nepermjet telefonit tha per Top Channel se rreth ores 3:00 te mengjesit te sotem eshte djegur teresisht nje veture e policise se EULEX.
Pas marrjes se informates policia dhe njesitet e zjarrefikesve shkuan ne vendin e ngjarjes. Ne po te njejtin vend eshte gjetur edhe vetura e tipit Toyota Ronter, prone e EULEX, e cila ishta perfshire nga zjarri.
Nderhyrja ne kohe ka evituar djegien e teresishme te saj. Hashani tha se brenda ne veture eshte gjetur nje shishe me benzine.
Ndonese nuk ka ende te dyshuar, polica thote se eshte duke punuar intensivisht ne menyre qe te identifikohen autoret.
Top Channel