
Shqetesimet ambientaliste per termocentralet me qymyr, gjithashtu dhe nevoja kritike per te pasur nje furnizim stabel me elektricitet, mund t’i shtyje vendet e Ballkanit te mirepresin energjine berthamore.
Analiste dhe zyrtare shprehen se nje mbeshtetje te linjitit, me i liri nga karburantet per te prodhuar energji elektrike, po krijon shqetesime per impaktin afatgjate te strategjise rajonale te energjise dhe po detyron nje rivleresim te energjise berthamore, me gjithe kujtimet e incidentit te Cernobilit.
“Nxjerrja dhe djegia e qymyrit krijon rreziqe per shendetin dhe impakt shkaterrues mbi ambientin, probleme qe vendet e Ballkanit duhet t’i mbajne parasysh deri sa kerkojne anetaresim ne Bashkimin Europian”, thone analistet.
Nikola Rajakovic, sekretar Shteti ne Ministrine e Energjise ne Serbi, u shpreh qe kostot ne rritje per te permiresuar termocentralet, ne menyre qe te arrijne standardet ambientale dhe drejtimi i minierave, te nevojshme per furnizimin e ketyre termocentraleve, mund te ndryshojne balancen ne favor te energjise berthamore.
“Pyetja eshte a duhet t’i perdorim te gjitha rezervat tona te linjitit dhe cfare ndodh mbasi keto rezerva harxhohen?”,tha Rajakovic, duke shtuar qe Serbise do t’i duhej nje kohe e gjate per te zhvilluar energjine berthamore dhe per te trajnuar eksperte.
Qeverite ne vende te tjera te Europes Qendrore dhe Juglindore po planifikojne te ndertojne reaktore berthamore te rinj ose t’u shtojne jeten atyre ekzistues per te perballuar rritjen e kerkeses se brendshme dhe zevendesimin e kapaciteteve te vjetra. Nevoja per burime te reja energjie eshte akute ne te gjithe Ballkanin, ku njerezit e matin stabilitetin financiar dhe politik me kohezgjatjen dhe sasine e mungeses se energjise ose oferten dhe cilesine e naftes per ngrohje.
“Ka nje nevoje te madhe per investime ne energji ne rajon”, thote Jens Bastian, nje ekonomist me baze ne Athine ne Fondacionin Helenik per Politike te Jashtme dhe Europiane. “Dhe keto investime nuk mund te gjenerohen nga qeverite”, shton ai.
Nje numer shtetesh po perqendrohen ne ndertimin e termocentraleve me qymyr per te shfrytezuar rezervat e tyre te linjitit, por disa analiste e quajne kete nje zgjedhje afatshkurter dhe shohin nevojen per te fokusuar politiken energjetike te rajonit ne energji me te pastra. Serbia per shembull po kerkon investitor per ndertimin e dy termocentraleve dhe zgjerimin e nje miniere qymyri qe do t’i furnizonte ato.
“Cfaredo qe te ndodhi me ndertimin e dy termocentraleve, Serbia duhet te kete si objektiv ndertimin e nje reaktori berthamor deri ne vitin 2030, ose kur permiresime te ndjeshme ne eficensen e energjise krijojne shanset per zhvillim real ekonomik”, tha nje analist i pavarur energjie, Aleksandar Kavacevic.
Vende te tjera jane tashme duke marre hapat e pare drejt energjise berthamore. Shqiperia, qe ka mungese kronike energjie, tha vitin qe shkoi se eshte gati te ftoi kompanine italiane “Enel” te ndertoje nje central berthamor ne territorin e saj.
Ekspertet ne Maqedoni, e cila importon rreth 20 deri ne 30 per qind te nevojave te saj per elektricitet, kane kerkuar pjesemarrjen e vendit ne ndertimin e centralit berthamor
Top Channel