Tre jave para zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare ne Greqi vazhdon e ashper lufta midis dy partive me te medha me epiqender ekonomine.

Kryetari i socialisteve Jorgos Papandreu ka shpallur nga Selaniku planin e daljes nga kriza ekonomike qe propozon partia e tij ,qe do e coje vendin ne nje orbite te re zhvillimi.

Ai ka deklaruar gjithashtu se vendit i duhen ligje te qarta per integrimin e emigranteve ne menyre qe te luftohet trafikimi njerezor. Nga ana tjeter konservatoret greke dhe vete kryeministri Karamanlis ka akuzuar rivalin e tij se me premtimet qe ben po mashtron qytetaret greke.
 
“Ne ekonomi do te zbatojme nje plan te menjehershem 100 ditesh per mbeshtetjen dhe levizjen e tregut per forcimin e shtresave me te ardhura te mesme dhe te ulta, per kufizimin e shpenzimeve te panevojshme » eshte shprehur kryetari i PASOK-ut, Jorgos Papandreu

Per absurditet dhe irealizem akuzoi nga ana e tij rivalin e tij politik kryeministri Karamanlis per faktin se ku do te gjeje kaq te ardhura kur borxhi shteteror eshte teper i madh.

“Mungesa e cfaredolloj mase te politikes ekonomike verteton se nuk ka asnje plan per perballimin e krizes”, eshte shprehur kryeministri grek dhe lideri i Demokracia e Re, Kostas Karamanlis.

Nderkaq sondazhet e shtypit te se dieles u japin perseri socialisteve nje avantazh te ndjeshem nga 4.7 deri ne 6.2% , ndersa opinioni publik eshte i ndare ne dysh persa i perket pyetjes se kush prej dy udheheqesve eshte me I afte per te qeverisur Greqine.

Ne kundershtim me Karamanlis, ne ceshtjen aq te diskutuar dhe problematike te emigranteve te huaj ne vend Papandreu nuk ka lene jashte deklaratave te tij edhe emigrantet e huaj duke theksuar se njerez qe kane adoptuar Greqine si atdheun e tyre te dyte, duhet te kene te drejta te barabarta me shtetasit greke.

Top Channel