Shefi i diplomacise suedeze, Karl Bildt, vendi i te cilit kryeson me BE-ne i ka kerkuar autoriteteve te Prishtines qe te mbeshtesin nenshkrimin e marreveshjes mes EULEX-it dhe Serbise.

Sipas Bildt, kjo eshte ne interesin afatgjate te Kosoves.

“Suedia si kryesuese e Bashkimit Evropian konsideron se marreveshja ndermjet EULEX-it dhe Serbise eshte ne interesin afatgjate te Kosoves. Prandaj presim qe autoritetet e Prishtines te mbeshtesin marreveshjen e cila ka si qellim permiresimin e kontrollit dhe te sigurise ne territorin e Kosoves”, eshte shprehur Bildt.

Top Channel