Thaci: Nuk kemi qene pale e protokollit
12/09/2009 18:25
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk eshte bere pale ne nenshkrimin e protokollit policor mes misionit EULEX dhe Serbise.
Thaci ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij do te luftoje me angazhim maksimal dukurite negative, sic jane korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Gjate nje vizite ne Gjilan, Thaci ka nenvizuar gjithashtu se ne kete drejtim Kosova gezon mbeshtetjen e aleateve te saj, si BE dhe Shtetet e Bashkuara.
Nga ana tjeter, edhe zedhenesi i presidences kosovare, Xhavit Beqiri ka deklaruar lidhur me marreveshjen EULEX-Serbi se, institucionet e Kosoves kane qene transparente lidhur me kete ceshtje.
Top Channel