
Shtetet e Bashkuara te Amerikes mirepresin arritjen e nje aranzhmani teknik per bashkepunim policor ndermjet Misionit te Bashkimit Europian per Sundim te Ligjit ne Kosove, EULEX dhe Ministrise se Brendshme te Republikes se Serbise.
Nepermjet zedhenesit Ian Kelly, Departamenti Amerikan i Shtetit pershendeti kete bashkepunim i cili do te ndihmoje ne luften kunder kriminalitetit tej kufitar ne rajonin e Ballkanit Perendimor, nje lufte ndaj se ciles Kosova dhe Shtetet e Bashkuara jane te dyja te perkushtuara.
“Kosova eshte komb Sovran” thuhet ne deklaraten e shtetit amerikan dhe ky aranzhman teknik nuk do te ishte i mundshem pa perkrahjen e Kosoves ne luften kunder kriminalitetit tej kufitar.
Me tej Departamenti Amerikan i Shtetit forcon deklaratat e evropianeve se EULEX po kryen misionin e vet ashtu sic eshte autoriuzar dhe parapare nga autoritetet e Republikes se Kosoves.
Top Channel