Kryetari i PSD-se, Agim Ceku ka deklaruar se zgjedhjet lokale te 15 nentorit jane nje mundesi e mire qe partia e tij te afirmoje vlerat e saj.

Ne nje interviste per mediat lokale, Ceku eshte shprehur i vetedijshem per veshtiresine per fitore dhe ka nenvizuar se zgjedhjet lokale do t’i shfrytezoje si nje trampoline per ato parlamentare qe do te mbahen ne vitin 2011.

“PSD-ja eshte e pergatitur te vrapoje ne maratone, dhe jo vetem ne nje sprint. Shansi i kesaj partie eshte ne zgjedhjet parlamentare te radhes”, ka deklaruar Ceku.

Top Channel