11 shtatori, Thaci mesazh Obames
11/09/2009 13:10
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci i ka derguar sot nje mesazh presidentit amerikan Barack Obama, me rastin e 8 vjetorit te sulmeve te 11 shtatorit.
Ne mesazhin e tij Thaci shpreh ngushellimet e tij per jetet e humbura, si dhe mbeshtetjen e Kosoves ne luften kunder terrorizmit.
“Me kete rast, me lejoni i nderuar President Obama, qe ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves t’ju shpreh ngushellimet me te sinqerta. Duke ruajtur kujtimin e perjetshem per te gjithe te renet ne kete tragjedi, ju siguroj se ne do te jemi gjithmone perkrah Shteteve te Bashkuara si mik dhe aleat i perjetshem”, eshte shprehur Thaci.
Top Channel