Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka perforcuar qendrimin e Prishtines zyrtare kunder nenshkrimit te protokollit policor me Serbine.

Thaci ka mohuar lajmet se institucionet e Kosoves po bashkepunojne me drejtuesit e EULEX per kete marreveshje.

“Deshiroj te theksoj se Prishtina nuk eshte pjese e ketij pretendimi. Por institucionet e Kosoves do te vazhdojne koordinimin me te gjithe faktoret per luften kunder krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka shtuar me tej se Kosova do te vazhdoje edhe bashkepunimin e saj te ngushte me autoritetet e BE dhe te vendeve te rajonit.

Top Channel