Nje gjykate federale australiane ka refuzuar kerkesen e Kroacise per ekstradimin e te kerkuarit per krime lufte Dragan Vasiljkovic.

Gjykata australiane refuzoi ekstradimin pas kerkeses se Vasiljkovic me arsyen se ne Kroaci atij nuk do t’i sigurohej nje proces gjyqesor i paanshem dhe se vendimet ndaj tij do te merreshin duke u nisur nga kombesia dhe bindjet e tij politike.

Serbi Vasiljkovic akuzohet nga drejtesi kroate per krime lufte, si dhe per sulmin ndaj nje poste policie kroate ne Glina, nje qyteze e vogel ne lindje te Kroacise.

Vendimi i gjykates ka sjelle reagimin e menjehershem te Zagrebit i cili e ka cilesuar kete vendim si te paarsyeshem dhe paragjykues per standartet e drejtesise kroate.

Top Channel