Maqedoni, PDSH fton per bashkim te larguarit
24/08/2009 16:55
Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni u ka bere thirrje te larguarve dhe simpatizanteve te ketij subjekti qe te bashkohen me te.
Ne nje deklarate per shtyp, nenkryetari i PDSH, Iljaz Halimi ka deklaruar se eshte rritur numri i atyre qe duan te rikthehen dhe i atyre qe duan te anetaresohen per here te pare ne parti.
“PDSH doli me nje oferte te re per zgjidhjen e ceshtjes se statusit te shqiptareve. Kjo ka bere qe shqiptaret te jene te interesuar qe nepermes bashkimit me PDSH ta forcojne te djathten shqiptare ne Maqedoni, ashtu si ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te dalin nga situata e rende ne te cilen ndodhen”, ka pohuar Halimi.
Top Channel