Kosova, opozita maqedonase kritika qeverise
24/08/2009 20:05
Deklarata e presidences maqedonase se marredheniet diplomatike me Prishtinen nuk do te vendosen pa perfunduar procesi i demarkacionit te kufirit ka sjelle reagimin e opozites.
Ish-kryeministri Vllado Buckovski e ka cilesuar politiken e Shkupit si nje loje qe po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonise dhe Serbise.
“Une nuk mund ta kuptoj cila eshte politika e Maqedonise ndaj shtetit te Kosoves. Ngrohja e marredhenieve me Beogradin me ben te mendoj se prapa skenave ka disa lojera maqedonase-serbe”, ka deklaruar Buckovski.
Edhe deputeti i DR, Abedin Zyberi ka kritikuar qeverine e Shkupit per qendrimin e saj ne politiken me Kosoven.
Top Channel