Presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov nuk ka ndermend te vizitoje Kosoven ne muajt e ardhshem.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave gjate publikimit te axhendes se tij per 100 ditet e para te marrjes se detyres, Ivanov nuk e ka permendur fare Kosoven.

Kreu i shtetit maqedonas do te vizitoje Gjermanine, si vend me peshe ne radhet e BE-se, si dhe Shtetet e Bashkuara, ku do te marre pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Ne axhende parashikohen edhe vizita ne vende te tjera, por Kosova nuk shfaqet ne asnje pike te saj, pavaresisht premtimit qe iu be presidentit Sejdiu gjate vizites se tij ne Shkup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA