
Rikonfirmohet mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per pavaresine dhe zhvillimin e Kosoves.
Me rastin e dorezimit te letrave kredenciale tek presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadori i ri i SHBA-se ne Kosove Kristofer Dell deklaroi se politika e Shtetve te Bashkuara te Amerikes eshte e qarte, pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe integriteti territorial eshte i garantuar.
“Politika amerikane ndaj Kosoves eshte e qarte dhe e vetme. Se pari, pavaresia eshte e pakthyeshme dhe ndihma e Shteteve te Bashkuara per pavaresine e Kosoves do te jete e vazhdueshme. Se dyti, ne jemi perkushtuar per t’iu bashkuar projekteve qe ndertojne nje vend shumetnik, demokratik tolerant, i cili do te behet anetar i familjes euroatlantike”, u shpreh Kristofer Dell.
Ndersa permendi lidhjet historike te shqiptareve me popullin amerikan, ambasadori Dell tha se ka pare progres ne Kosove dhe se eshte shume optimist per te ardhmen. “Te vazhdojme ndertimin e institucioneve demokratike. Te sigurohemi se Kosova do te mbetet shtepi e te gjitheve qytetareve dhe te gjithe te marrin pjese ne procesin e ndertimin te se ardhmes. Te krijojme nje qendrueshmeri ekonomike per te ofruar prosperitet per qytetaret. Te punojme bashke ne sundimin e ligjit dhe perfundimisht te punojme me partneret europiane per te ardhmen evropiane te Kosoves. Dua t’ju ndihmoj ne arritjen e ketyre qellimeve, dhe, jam i sigurt se bashke do ta bejme”, theksoi ambasadori.
Pas takimit me presidentin Sejdiu, ambasadori amerikan u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaci. Kristofer Dell konsiderohet njohes i mire i zhvillimeve ne Kosove. Ai ka qene shef i zyres amerikane ne Prishtine ne vitet 2000-2001. Ka punuar ne Angole ne Zimbabve dhe ne Bullgari, nderkaq qe prej vitit 2007 ai ka sherbyer si zevendes shef i misionit amerikan ne Afganistan. Diplomati Kristofer Dell u emerua ambasador ne Kosove nga presidenti Barak Obama ne maj te ketij viti.
Top Channel