Partia Popullore Malazeze e Kosoves eshte emri i organizates se re politike qe eshte regjistruar ne KQZ ne Prishtine, ben te ditur Telegraf.

Kjo parti pritet qe te angazhohet per te drejtat e malazezeve ne Kosove.

Kryetari i kesaj partie eshte Lazar Radulovic, nderkaq, partia do te angazhohet per te drejtat e refugjateve dhe popullates se zhvendosur malazeze dhe te tjereve.

Po ashtu thuhet se, kjo parti do te angazhohet per zgjidhjen e pozites kushtetuese te popullates malazeze ne Kosove, sikurse edhe per afirmimin e te drejtave njerezore e lirive dhe per mbajtjen e lidhjeve ekonomike, arsimore, kulturore dhe te tjera me shtetin ame Malin e Zi, dhe shtetet tjera te rajonit.

Top Channel