Boshnjaket e Kosoves: BeH ta njohe pavaresine
11/08/2009 11:50
Forumi i Boshnjakeve te Kosoves kerkon qe Bosnje Hercegovina te njohe pavaresine e Kosoves.
Ne nje komunikate te ketij forumi thuhet se BeH, te njohe edhe dokumentet e Kosoves, ne menyre qe boshnjaket dhe banoret te tjere te Kosoves te mund te udhetojne lirshem ne kete shtet.
“Angazhohemi qe Bosnja e Hercegovina te njohe Republiken e Kosoves, ashtu siç kane bere shtetet tjera qe jane krijuar nga njesite federative te ish-RFSJ-se, dhe te percjelle vendimin e shumices se shteteve te BE-se dhe te SHBA-ve”, thuhet ne komunikaten e botuar ne agjencine informative MINA, te Bashkesise Islame te BeH.
Top Channel