SHBA, recesioni ekonomik drejt fundit

07/08/2009 20:25

Presidenti amerikan Barack Obama eshte shprehur ne nje konference per shtyp se amerika dhe e gjithe bota tashme eshte ne fundin e krizes ekonomike.

“Sipas te gjithe treguesve ekonomike, sondazheve dhe statistikave tashme mund te themi qe jemi duke pare drite ne fund te tunelit. E keqja me e madhe kaloi”, u shpreh numri nje i Shtepise se Bardhe.

Sipas te dhenave nga Uashingtoni per muajin korrik jane vene re tregues shume here me optimiste se sa muaji qershor c’ka tregon se perfundimi i krizes eshte mjaft prane.

Top Channel