“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Perfaqesues te Organizates se Kombeve te Bashkuara kane vizituar vijen kufitare mes Maqedonise dhe Kosoves.
Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i Ministrise se Jashtme maqedonase, i cili ka saktesuar se procesi i demarkacionit eshte vleresuar nga vezhguesit.
“Procesi i demarkacionit te kufirit ka perfunduar me sukses dhe eshte verifikuar edhe nga Kombet e Bashkuara”, ka deklaruar zedhenesi Petar Culev.
Ai ka theksuar se shtyllat kufitare jane nenshkruar nga komisioni kosovaro-maqedonas, nderkohe qe i gjithe procesi eshte implementuar ne baze te planit “Ahtisari”.
“Menyra se si eshte shenuar vija kufitare ndermjet Maqedonise dhe Kosoves mund te sherbeje si nje shembull i mire per zgjidhjen e çeshtjeve te tilla ne vendet e tjera”, ka shtuar Culev.
Top Channel