Kosove, tregu bankar i qendrueshem
04/08/2009 16:30
Guvernatori i Bankes Qendrore te Kosoves, Hashim Rexhepi ka deklaruar sot se tregu bankar ne Kosove vazhdon te jete i qendrueshem.
Sipas tij, ky treg nuk ka pasur pasoja te drejtperdrejta nga kriza ekonomike globale qe ka prekur shume vende te botes.
“Sektori bankar nuk eshte prekur drejtperdrejt nga kriza pasi ekspozimi i tij ne tregjet bankare nderkombetare ka qene shume i kufizuar dhe burimet e financimit i ka te brendshme”, ka pohuar Rexhepi.
Guvernatori ka shtuar se nuk sheh as ndonje shenje te vogel qe te sjelle shqetesim tek bankat e ndryshme qe veprojne ne Kosove.
Top Channel