
Partite politike shqiptare ne Maqedoni kane kerkuar zyrtarizimin ne rang kombetar te gjuhes shqipe.
Gjithashtu, keto subjekte kane kerkuar nje ligj te ri, pasi sipas tyre ligji aktual per gjuhen shqipe eshte shume i cunguar.
“Ligji per perdorimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni eshte i cunguar dhe eshte e nevojshme qe nepermjet rregullave parlamentare te mundesohet nje ligj i ri me cilin te rregullohet perdorimi paralel i kesaj gjuhe”, jane shprehur njezeri perfaqesues te partive shqiptare.
Nderkohe, kryetari i PDSH, Menduh Thaci i ka ofruar kryetarit te Parlamentit Trajko Veljanovski ndryshimet e ligjit per perdorimin e gjuheve, permes te cilave gjuha shqipe do te trajtohet si gjuhe zyrtare edhe ne ato zona ku perqindja e shqiptareve arrin deri ne 20%.
Top Channel