Sejdiu: Te anulohen urdherarrestet e Serbise
13/07/2009 18:55
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka bere thirrje Interpol-it qe te terheqe urdherarrestet e ngritura nga Serbia ndaj shtetasve kosovare, ish-anetare te UCK-se.
Ne nje deklarate per shtyp, Sejdiu ka theksuar se keto veprime te Beogradit largojne me shume perspektivat per bashkepunim mes dy vendeve.
“Ministria kosovare e Jashtme dhe ajo e Brendshme do te kene komunikime me te mira me vendet e BE dhe eshte mire qe Interpol-i te heqe nga sirtaret urdher-arrestet e cmendura te Serbise per ish-luftetaret e UCK-se. Nje gje e tille eshte kunder tendencave te bashkepunimit”, ka pohuar Sejdiu.
Top Channel