Mitrovice, situate e qete ne dy javet e fundit
13/07/2009 18:40
Perfaqesuesit e strukturave politike dhe te sigurise ne Mitrovice vleresuan sot se gjendja e sigurise ne kete komune ka qene e qete dhe pa probleme.
Shefi i Drejtorise per Mbrojtje dhe Shpetim, Ylber Durmishi theksoi se kesaj gjendjeje te qete, pervec popullsise i ka kontribuar edhe organizimi i mire dhe puna efektive e strukturave te sigurise, si Policia e Kosoves, ajo e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it.
Sipas tij, ne ditet e fundit eshte rritur edhe qarkullimi i pjesetareve te komuniteteve te ndryshme ne te dyja anet e qytetit, te cilet levizin lirshem dhe pa probleme.
Top Channel