Perfundojne germimet per zbulimin e varrezes masive ne fshatin Dobercan te komunes se Gjilanit.

Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tha se punimet e filluara te enjten, te henen vazhduan me hapjen edhe te pese kanaleve te tjera.

Ne hapesiren prej 12 metra thellesi dhe me nje gjeresi prej 2 metra e gjysme, jane gjetur eshtra te shumta por ne asnje rast nuk eshte kompletuar skeleti i trupit, gje qe e ben me te veshtire identifikimin e trupave.

“Eshtrat u perkasin personave te moshave te ndryshme”, tha zedhenesi Beka, nderkohe qe ende nuk mund te percaktohet gjinia e tyre.

Dyshohet se mbetjet e gjetura mortore u takojne viktimave te luftes se fundit ne Kosove.

Ne aksionin per zbulimin e kesaj varreze masive ishin te angazhuar, Njesiti per Persona te Zhdukur i Policise se Kosoves, Njesiti Kunder Krimeve te Luftes i EULEX-it dhe disa antropologe nderkombetare.

Top Channel