
Austria nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje qendrim per pavaresine e Kosoves, te cilen e konsideron si dicka te pakthyeshme.
Ky mesazh i eshte percjelle sot presidentit kosovar Fatmir Sejdiu nga ambasadori i pare austriak i akredituar ne Prishtine, Walter Maria Stojan.
“Austria ka qendrim te njejte persa i perket pavaresise se Republikes se Kosoves, qe eshte nje proces i pakthyeshem”, ka pohuar Stojan.
Me tej ai ka bere thirrje qe autoritetet kosovare t’i kushtojne rendesi formimit te nje shteti te sigurt dhe multietnik, gje qe sipas tij eshte ne interes te te gjithe rajonit.
“Siguria e nje shteti multietnik nuk eshte vetem ne interes te Republikes se Kosoves, por sherben per sigurine e te gjithe rajonit”, ka shtuar ambasadori.
Nga ana e tij presidenti Sejdiu i ka shprehur diplomatit mirenjohjen e tij dhe te popullit te Kosoves per qendrimin e palekundur te Vjenes zyrtare ndaj pavaresise.
Top Channel