Haradinaj pershendet nismen e kongresmeneve
11/07/2009 13:45
Iniciativen e tre kongresmeneve amerikane, te cilet kane nisur nje fushate diplomatike per njohjen e Kosoves e ka pershendetur sot kryetari i AAK-es, Ramush Haradinaj.
Duke thene se Kosova ka miq ne bote, te cilet do te mund te lobojne me shume per Kosoven, Haradinaj kritikoi qeverine e Kosoves, ne vecanti Ministrine e Puneve te Jashtme se nuk eshte duke lobuar sa duhet dhe si duhet.
“Mungon koordinimi i mirefillte per te realizuar njohjen me te shpejte te Kosoves nga vende te reja”, u shpreh Haradinaj.
Top Channel