
Nje bombe artizanale ka shperthyer ne oren 4:00 te mengjesit te sotem, shume prane hyrjes se pallatit te ish- ministrit te Brendshem, pergjegjes per Rendin publik, Panajotis Hinofotis.
Per shperthimin nje person i panjohur ka paralajmeruar me nje telefonate anonime ne stacionin televiziv Alter dhe tek Nderhyrja e Shpejte e Policise.
Bomba artizanale ishte e vendosur ne nje ene kuzhine brenda nje cante shpine,e cila ishte varur tek depo e pallatit ,ndersa baterite e mekanizmit shkrepes ne nje ene tjeter plastike.
Nga shperthimi jane shkaktuar vetem deme te vogla materiale dhe nuk ka pasur te plagosur. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere ekipet xheniere dhe zona eshte izoluar per disa ore.Policia e Aniterrorit ka nisur nje proces hetimi.
Ish zevendesministri grek eshte hequr nga detyra pas reformimit qe i ka bere kryeministri Karamanlis kabinetit qeveritar ,ne 7 janar te 2009, pikerisht nje muaj pas trazirave te dhunshme ne Athine ,te cilat paten pikenisje vrasjen e nje adoleshenti 15 vjecar nga nje patrulle policie.
Asnje organizate nuk ka marre deri tani persiper pergjegjesine per sulmin, ndersa burime policore vleresojne se pas saj fshihet perseri grupi i ri terrorist Sekti revolucionar.
Top Channel