Kosove, Daci: Bashkimi me LDK, i pamundur
10/07/2009 15:55
Kryetari i partise Lidhja Demokratike e Dardanise, Nexhat Daci ka hedhur poshte zerat per bashkimin e partise se tij me LDK-ne e presidentit Sejdiu.
Daci eshte shprehur se nje marreveshje e tille eshte e pamundur dhe i ka cilesuar lajmet e ndryshme te publikuara ne media si “qesharake”.
“Deklarata te tilla vijne nga qarqe te caktuara, por jane plotesisht ne periferi te rrjedhave dhe nuk kane asnje te vertete. Madje, ato jane qesharake”, ka pohuar Daci.
Top Channel