Qendra e mjekesise familjare ne lagjen Uglare te Fushe- Kosoves, eshte alarmuar nga nje rast i dyshuar i gripit te derrit.

Megjithese askush nga stafi mjekesor nuk pranoi te flase rreth pacientit, prapa kamerave ata thane per Top Channel se kishin trajtuar nje rast te dyshuar.

Sipas tyre, pacienti ishte banor i kesaj lagjeje kohe me pare, i cili kishte ardhur per vizite nga qyteti i Nishit te Serbise, ku aktualisht jeton.

Mjeket theksuan se, pacienti paraprakisht ka qene per kontroll mjekesor ne kete qender dhe menjehere eshte transportuar per ne Nish te Serbise.

Por me gjithe kete, punonjesit shendetesore kembengulen se pacienti ne fjale nuk eshte i prekur me gripin e derrit.

Megjithate, ata kishin vendosur te gjitha masat mbrojtese. Pas insistimin te ekipit tone per te marre informata shtese, stafi i sigurimit perzuri ekipin televiziv duke mos e lene te filmoje as nga largesia.

Edhe zevendesministri i Shendetesise Nemanja Vujovic, ka bere te ditur se ky rast i paraqitur nuk eshte i prekur me virusin e derrit.

Qendra e mjekesise familjare ne lagjen Uglar te Fushe-Kosoves funksionon si institucion paralel serb ne Kosove.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta