
Presidenti Fatmir Sejdiu, gjate fjalimit te tij ne Parlament, i cili u braktis nga opozita, ka deklaruar se Kosova gjate periudhes pas shpalljes se pavaresise ka arritur shume objektiva, por ka perpara edhe shume sfida te tjera. (UPDATE)
Sejdiu ka vleresuar se institucionet e vendit jane forcuar dhe se eshte dinamizuar jeta e qytetareve.
Sipas tij, nje tjeter fakt i rendesishem eshte rritja e vendeve qe kane njohur pavaresine, gje qe ka ardhur nga puna e mire e diplomacise kosovare.
“Institucionet e vendit, presidenca, qeveria dhe Ministria e Jashtme kane punuar me perkushtim per te arritur sa me shume njohje. Gjithashtu, ne kete proces kemi pasur edhe mbeshtetjen pa rezerva te miqve tane, SHBA dhe vendet kryesore te BE”, ka pohuar Sejdiu.
Top Channel